Marta Kos: Objektivi për mbylljen e negociatave me BE në 2027-ën i arritshëm, por Tirana duhet të vijojë punën për…
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, u shpreh në Parlamentin Evropian se Shqipëria ka bërë përparim në rrugën drejt integrimit në BE, duke mbyllur deri tani katër kapituj negociues. Ajo theksoi se vendi duhet të vijojë punën për realizimin e synimit për anëtarësim në BE dhe për përmbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027. Kos u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në çështjet që lidhen me drejtësinë dhe mjedisin, të cilat, sipas saj, kanë rëndësi jo vetëm për procesin e integrimit evropian, por edhe për vetë qytetarët. “Ritmi me të cilin Shqipëria po zbaton reformat e BE-së është një tregues i angazhimit të saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Është shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe. Këtë vit u arrit...
Burimi:
kohajone.com