Marta Kos anulon vizitën në Serbi: Nderimet për Ratko Mladiç bien ndesh me rrugën drejt BE-së
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar për javën e ardhshme në Serbi, duke e lidhur vendimin me mënyrën se si autoritetet dhe një pjesë e shoqërisë serbe po e nderojnë ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiç. Mlladiç i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, u nda nga jeta në Hagë. Eshtrat e tij u transportuan drejt Beogradit me një avion të qeverisë serbe. Arkivoli i ish-komandantit, i mbuluar me flamurin serb, u prit pas mbërritjes në kryeqytet. Në Beograd janë planifikuar gjithashtu ceremoni përkujtimore dhe varrimi i tij të hënën. Vendimin për anulimin e vizitës, Marta Kos e bëri publik përmes një reagimi në rrjetin social X, ku shpjegoi arsyet që...
Burimi:
kohajone.com