Marta Kos anulon vizitën në Beograd për shkak të nderimeve shtetërore të kriminelit Ratko Mlladiqit
Varrimi me nderime shtetërore të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, në Serbi ka nxitur anulimin e vizitës së planifikuar të Komisioneres për Zgjerim të BE’së, Marta Kos, në Beograd. Në një postim në X, Kos thotë se glorifikimi që po i bëhet atij në Serbi është kundër vlerave të BE’së dhe tha se këto vlera të Unionit nuk janë të negociueshme. “Ratko Mladiq u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd i rikujton Europës faqet më të errëta të historisë sonë të kohëve të fundit. Glorifikimi që po shoqëron vdekjen e tij është në kundërshtim me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga drejt BE-së. Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të sinqertë dhe respekt...
Burimi:
syri.net