“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë
Në Prishtinë zhvillohet sot “Marshi për Liri”, një tubim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Marshimi zhvillohet vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Marshi është parashikuar të nisë nga sheshi “Skënderbeu”, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur që prej orëve të para në qendër të Prishtinës. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se transporti publik në kryeqytet do të jetë falas gjatë ditës së sotme. Transport falas drejt Prishtinës është organizuar edhe nga qytete të tjera të Kosovës për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në marsh. Në prag të aktgjykimit të 16 shtatorit Marshi, i organizuar nga lëvizja qytetare...
Burimi:
gijotina.com