“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë (FOTO)

“Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë (FOTO)

Qytetarët vijojnë të grumbullohen sot (12 shtator) në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në pritje të nisjes së “Marshit për Liri”, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”, në shenjë solidariteti me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Marshimi do të nisë në orën 14:00, ndërsa për mbarëvajtjen e organizimit, Policia e Kosovës ka njoftuar bllokimin e përkohshëm të tre akseve kryesore në kryeqytet: rrugës “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymberi”. Në Prishtinë, gjatë ditës së sotme, transporti publik dhe parkingjet janë pa pagesë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se është siguruar transport falas nga të gjitha qytetet e Kosovës për qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen marshimit. Pjesë e tubimit pritet të jenë edhe qytetarë nga...