Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

Pas muajsh betejash ligjore dhe negociatash intensive, Paramount Skydance ka përmbyllur zyrtarisht blerjen e Warner Bros, për shumën prej 110 miliardë dollarësh. Marrëveshja, e udhëhequr nga David Ellison, krijon një prej grupeve më të mëdha mediatike në botë nën emrin e ri “Skydance Corporation”. “Që nga fillimi, ambicia jonë ka qenë të bashkojmë këto dy studio prestigjioze dhe të krijojmë një konkurrent të fortë, të pajisur me talentin dhe burimet për të treguar histori të shkëlqyera,”, deklaroi David Ellison lidhur me hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Strukturimi i udhëheqjes dhe bashkimi i markave kryesore Konglomerati i ri do të përfshijë disa nga emrat më të fuqishëm të kinematografisë dhe transmetimeve televizive, përfshirë Paramount Pictures, Warner Bros. Pictures, rrjetet informative CNN e CBS News, si dhe...