Marrëveshja për naftën në fuqi për 25 vjet! Trump: Një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan

Marrëveshja për naftën në fuqi për 25 vjet! Trump: Një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të dielën se nafta e siguruar përmes një marrëveshjeje të arritur së fundmi me Venezuelën do të përdoret për të rimbushur Rezervën Strategjike të Naftës të SHBA-së, e cila është reduktuar ndjeshëm vitet e fundit për t’iu përgjigjur ndërprerjeve globale të furnizimit dhe çmimeve të larta të karburanteve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump bëri me dije se procesi  pritet të nisë së shpejti, duke e cilësuar këtë marrëveshje si “një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan”. Megjithatë, nuk është e qartë se sa shpejt marrëveshja me Venezuelën mund të sigurojë naftë për rezervën strategjike apo të sjellë ndonjë përfitim të menjëhershëm për amerikanët. Marrëveshja e njoftuar nga Trump të premten synon të ringjallë industrinë e dëmtuar të naftës...