Marrëveshja për Hormuzin, Irani i vendos kusht SHBA-së: Pa përmbushur kërkesat, ngushtica nuk rihapet

Marrëveshja për Hormuzin, Irani i vendos kusht SHBA-së: Pa përmbushur kërkesat, ngushtica nuk rihapet

Irani ka arritur një marrëveshje me Omanin për të rihapur dhe menaxhuar bashkërisht Ngushticën e Hormuzit, por marrëveshja do të zbatohet vetëm pasi Shtetet e Bashkuara të përmbushin angazhimet e përfshira në memorandumin e nënshkruar me Teheranin në qershor. Kështu tha zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi. “Megjithatë, marrëveshja nuk do të hyjë automatikisht në fazën e zbatimit, pasi zbatimi i saj është i kushtëzuar nga pala tjetër, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, që të përmbushë angazhimet e saj”, tha ai.Sipas Gharibabadi, nëse Uashingtoni nuk i pranon kushtet e Teheranit, “Irani nuk ka nxitim për të rihapur Ngushticën dhe do të mbajë masat e tij mbrojtëse”. Marrëveshja parashikon krijimin e një korridori për kalimin e anijeve dhe menaxhimin e tij nga të dy vendet.