Marrëveshja Kurti–Abdixhiku për Presidentin, Hoti del kundër, rrezikohen votat e LDK-së për Bekim Sejdiun: Nuk e përkrah!

Marrëveshja Kurti–Abdixhiku për Presidentin, Hoti del kundër, rrezikohen votat e LDK-së për Bekim Sejdiun: Nuk e përkrah!

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president ka hasur kundërshtimin e parë të hapur brenda LDK-së. Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, deklaroi se nuk e mbështet kandidaturën e Sejdiut, duke e cilësuar atë si një zgjidhje që nuk përmbush kriterin e një figure unifikuese dhe që nuk përfaqëson interesat politike dhe parimore të partisë së tij. “Nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional”, deklaroi Hoti. Sipas tij, presidenti duhet të ndërtojë konsensus përtej interesave partiake dhe të përfaqësojë interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Hoti pretendon se mënyra në të cilën është arritur marrëveshja krijon përshtypjen se LDK-ja ka penguar kandidatura...