Marrëveshja e partive shqiptare në Serbi, Meta: Një mundësi historike për një zë të fuqishëm dhe të unifikuar

Marrëveshja e partive shqiptare në Serbi, Meta: Një mundësi historike për një zë të fuqishëm dhe të unifikuar

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen politike të arritur mbrëmë, mes drejtuesve të partive nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, për krijimin e listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Mesazhi: Përshëndes marrëveshjen politike të arritur mbrëmë, mes drejtuesve të partive nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, për krijimin e listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Ky bashkim është një mundësi historike për ta shndërruar çdo votë, të dobishme, për një zë të fuqishëm dhe të unifikuar, jo vetëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, por edhe për demokratizimin e Serbisë. Përfaqësimi i përbashkët dhe dinjitoz në Kuvendin e Serbisë është një hap i rëndësishëm dhe domethënës, jo vetëm...