Marrëveshja e madhe në Kosovë! Kurti dhe Abdixhiku bien dakord për presidentin

Marrëveshja e madhe në Kosovë! Kurti dhe Abdixhiku bien dakord për presidentin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kandidatit për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Pas një serie takimesh dhe diskutimesh për stabilitetin institucional, dy partitë janë dakorduar që emri i përbashkët për postin e presidentit të jetë Profesor Doktor Bekim Sejdiu. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se takimet mes palëve kanë nisur më 9 korrik dhe kanë vijuar në mënyrë të vazhdueshme, me fokus gjetjen e një zgjidhjeje për të garantuar funksionimin dhe stabilitetin institucional. Abdixhiku tha se negociatat nuk kanë qenë të lehta, por se të dyja palët kanë qenë të angazhuara për të gjetur një emër konsensual për postin e presidentit. Sipas tij, gjatë diskutimeve janë...