Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës keqësohen më tej, Rusia mbyll Konsullatën Gjermane në Shën Petersburg
Pas mbylljes së instituteve Goethe autoritetet ruse urdhëruan edhe mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën PetersburgFotografi: Olga Maltseva/AFP Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës po përkeqësohen gjithnjë e më shumë. Pas mbylljes së instituteve Goethe autoritetet ruse urdhëruan dhe mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg. Ministria e Jashtme e Rusisë ka urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg. Ministria njoftoi se punonjësit e konsullatës duhet të largohen nga Rusia deri më 18 shtator. Ajo gjithashtu rikonfirmoi vendimin e shpallur më herët për mbylljen e të gjitha instituteve Goethe në Rusi. Punonjësit e tyre kanë afat deri të dielën për t’u larguar nga Rusia. Ministria i cilësoi këto masa si reagim ndaj vendimit “jomiqësor” të qeverisë...
Burimi:
kohajone.com