Marlon Brando rrëfente për Charlie Chaplin: “Ishte njeriu më mizor që kam njohur”

Marlon Brando rrëfente për Charlie Chaplin: “Ishte njeriu më mizor që kam njohur”

Në fillim të viteve ’50, Marlon Brando revolucionarizoi Hollywood-in me një prani magnetike, një mënyrë të re të qëndrimit para kamerës dhe një qasje ndaj aktrimit të bazuar në metodën e Stanislavskit, të cilën ai e përshtati në mënyrën e tij, shkruan marieclaire com. Në vetëm pak filma, si “Një tramvaj me emrin “Dëshirë (1951), me regji të Elia Kazan, “I egri” (1953), me regji të László Benedek dhe “Jul Cezari”(1953), me regji të Joseph L. Mankiewicz, Brando ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme kinematografike. Konsakrimi erdhi me “Në frontin e portit” (1954), me regji të Elia Kazan, për të cilin ai fitoi Oscar-in për aktorin më të mirë protagonist. Ky vlerësim e shndërroi në një legjendë të kinemasë në moshën vetëm 30-vjeçare. Në vitet që...