Marjana Koçeku: Rama në New York po qëndron në një hotel ku dhoma është 15 mijë dollarë nata, kush e paguan faturën?

Marjana Koçeku: Rama në New York po qëndron në një hotel ku dhoma është 15 mijë dollarë nata, kush e paguan faturën?

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas një videoje të publikuar nga shqiptarët në New York, të cilët i kanë “zënë pritë” kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit të tij, jashtë hotelit ku janë akomoduar. Sipas Koçekut, një dhomë në hotelin ku është akomoduar kryeministri kushton 15 mijë dollarë nata dhe, sipas saj, kjo do të thotë 60 pensione për një pensionist shqiptar. “Sipas një videoje të shpërndarë nga shqiptarët e New York-ut, kryeministri po rri në një hotel në Tribeca. Dhoma më e vogël është 22 metra katrorë dhe thuhet se aty kushton rreth 15 mijë dollarë nata”, shprehet ajo. Ndër të tjera, Koçeku thekson se pyetja duhet të jetë se kush e paguan faturën dhe jo sa është ajo faturë për akomodimin e...