Marinsi amerikan arrestohet në Japoni, dyshohet për vrasjen e një gruaje

Marinsi amerikan arrestohet në Japoni, dyshohet për vrasjen e një gruaje

Një marins amerikan është arrestuar në Japoni, nën dyshimin për vrasje dhe grabitje, pasi trupi i një gruaje u gjet në një dhomë hoteli në qytetin Naha, në ishullin Okinawa. Sipas policisë së Okinawas, gruaja 39-vjeçare u gjet pa shenja jete në dhomën e saj rreth dhe u shpall e vdekur në vendngjarje. Policia tha se, bazuar në gjendjen e trupit, dyshohet se ajo është vrarë, por nuk dha detaje të tjera mbi mënyrën e vdekjes. I dyshuari është një marins 20-vjeçar, i cili ishte i stacionuar në bazën ajrore amerikane Futenma, gjithashtu në Okinawa. Pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se tregojnë një burrë, që besohet të jetë shtetas i huaj, duke hyrë në dhomën e hotelit së bashku me gruan. Më vonë, ai...