Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit
Marine Le Pen është rikthyer në skenën politike franceze pas një heshtjeje gati njëmujore, duke shpallur synimin për një tjetër betejë presidenciale dhe duke vendosur në qendër të fjalimit të saj krizën e kostos së jetesës, strehimin dhe sigurinë. Në bastionin e saj politik, Hénin-Beaumont, në veri të Francës, Le Pen u prit nga rreth 2 mijë mbështetës, ndërsa pranë saj ishte edhe Jordan Bardella, i cili festoi 31-vjetorin mes militantëve, por nuk mbajti fjalim. Le Pen deklaroi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një “betejë e re e Francës” dhe premtoi se do të japë “të gjitha forcat” për të arritur fitoren. Duke kritikuar presidentin Emmanuel Macron, ajo tha se pas dhjetë vitesh të qeverisjes së tij “nuk jemi më te analiza, jemi...
Burimi:
javanews.al