Marigona Qerkezi rikthehet në Spanjë, këtë herë në rolin e Lady Macbeth në operën e Verdit
10 November, 2026 - 23:00 Sopranoja shqiptare Marigona Qerkezi do të interpretojë rolin e Lady Macbeth në operën “Macbeth” të kompozitorit italian Giuseppe Verdi, në Teatro Campoamor të Oviedos, në Spanjë. Pas paraqitjes së suksesshme në rolin e Aidës në Sevilje, Qerkezi rikthehet në skenat spanjolle për katër shfaqje, të cilat do të mbahen më 13, 15, 18 dhe 21 nëntor 2026, shkruan KultPlus. Roli i Lady Macbeth përbën një tjetër angazhim të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të sopranos shqiptare, e cila është vlerësuar për fuqinë vokale, muzikalitetin dhe teknikën e saj interpretuese. Sezoni operistik 2026/27 do ta çojë sopranon edhe në skena të tjera prestigjioze, përfshirë Royal Opera House në Londër, ndërsa në vijim pritet edhe debutimi i saj në Metropolitan Opera të Nju...
Burimi:
kultplus.com