Maria Magdalena, nga ikona e Rilindjes te figura e artit bashkëkohor

Maria Magdalena, nga ikona e Rilindjes te figura e artit bashkëkohor

Maria Magdalena është një nga figurat femërore më të pranishme në historinë e artit perëndimor, por edhe një nga më të riformatuarat ndër shekuj. Në pikturë ajo është shfaqur si grua e penduar, figurë e sensualizuar, dishepulle, shenjtore, nënë e dhimbjes apo grua që përballet drejtpërdrejt me shikuesin. Imazhi i saj është ndërtuar jo vetëm mbi rrëfimet biblike, por edhe mbi legjenda, interpretime artistike dhe ide të ndryshme që epoka të caktuara kanë pasur për feminitetin. Për shekuj, artistët kanë vendosur mbi figurën e Magdalenës simbole të ndryshme: flokët e gjatë, veshjen e kuqe, enën e alabastrit, kafkën, pasqyrën dhe qirinjtë. Secili prej tyre ka shërbyer për të ndërtuar një version të ndryshëm të saj, duke e kthyer në një figurë ku ndërthuren bukuria, vdekshmëria,...