Maresca: Kur bëj formacionin te Manchester City, nuk e shikoj vitin e lindjes së askujt
17 Shtator 2026 13:06 Alfred Lleshi “Kur një i ri është i aftë, mosha nuk duhet t’i hapë apo t’i mbyllë asnjë derë”. Me këtë deklaratë, Enzo Maresca bëri të qartë se mosha nuk do të ndikojë në zgjedhjet e formacionit, ashtu sikurse ndopdhi për debutimin e Manchester City në “Carabao Cup” ndaj Norwich City. Trajneri veçoi Kaden Braithwaite, Ryan McAidoo dhe Floyd Samba, tashmë pjesë e rregullt e ekipit të parë, duke vlerësuar mentalitetin dhe përkushtimin e tyre: “Duhet të jenë shembull për të gjithë të rinjtë e tjerë të akademisë. Kam një afërsi të veçantë me lojtarët që rriten në akademi, siç ndodhi me Phil Foden, sepse ndjenja e përkatësisë së tyre është e thellë dhe ndryshe. Më pëlqen t’ua jap një mundësi”....
Burimi:
telesport.al