Marc Marquez triumfon në Malajzi dhe prenoton titullin kampion për pilotë në MotoGP

Marc Marquez triumfon në Malajzi dhe prenoton titullin kampion për pilotë në MotoGP

1 Nëntor 2026 10:00 Telesport Marc Marquez me Ducati fitoi paraditen e së dielës Garën e Cmimit të Madh të Malajzisë në MotoGP. Një sukses që afron pilotin spanjoll me titullin kampion, titull që mund të vijë që garën e ardhshme në Katar. Gara e sotme u dominua nga Marquez, që u shkëput gradualisht deri në 4 sekonda nga ndjekësi më i afërt, patrioti i tij Pedro Acosta, i dyti me KTM. Në podium u ngjit edhe spanjolli tjetër Alex Marquez me Ducati Gresini. Në këtë garë mungoi spanjolli Jorge Martin me Aprilia, i dëmtuar dhe tashmë diferenca e tij me Marc Marquez është -44 pikë. Zhgënjen edhe piloti tjetër i Aprilia, italiani Marco Bezzecchi, që sot u rendit në vendin e gjashtë.