Marc Marquez triumfon në Japoni, dy Aprilia në podium, Martin mbron titullin me 2 pikë

Marc Marquez triumfon në Japoni, dy Aprilia në podium, Martin mbron titullin me 2 pikë

4 Tetor 2026 9:38 Telesport Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Japonisë në MotoGP, zhvilluar në pistën ne Motegi. Një fundjavë e shkëlqyer kjo për kampionin e botës në fuqi, që të shtunën pat triumfuar edhe në garën sprint. Në mesin e garës ai arriti të parakalojë spanjollin tjetër Jorge Martin me Aprilia dhe e mbrojti kryesimin deri në fund. Gjithsesi, Martin u rendit në vendin e dytë dhe mbron me vetëm 2 pikë epërsi ndaj Marquez kreun e renditjes së përgjithshme në MotoGP. Në vendin e tretë u klasifikua italiani Marco Bezzecchi me motorin tjetër Aprilia, që la pas italianin tjetër Enea Bastianini me KTM, Fernandez e Ogura me Trackhouse dhe Pedro Acosta me motorin...