Maran: Nuk dimë ta menaxhojmë avantazhin, kur ngadalësohemi bëjmë katastrofa
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, pranoi se kuqezinjtë nuk zhvilluan një ndeshje në nivelin e kërkuar ndaj San Marinos, pavarësisht se morën pikët dhe ruajtën pozicionin në krye të grupit. Italiani theksoi se skuadra duhet të shmangë uljen e ritmit dhe të dijë të menaxhojë rezultatin, duke nënvizuar se pikërisht kjo sjellje e vuri në rrezik fitoren: “Padyshim nuk kemi bërë një ndeshje të mirë, por nëse në pjesën e parë do ta kishim mbyllur lojën, nuk do ta përjetonim këtë pjesë të dytë ku vendosëm në diskutim gjithçka. Fakti që hodha të njëjtët lojtarë më jepte disi siguri, sepse kishim bërë mirë dhe kisha gjetur një skemë. Edhe në pjesën e dytë mund ta mbyllnim ndeshjen, edhe pse nën ritëm. Fakti që nuk e...
Burimi:
telesport.al