Maran: Krenarinë dhe përkushtimin t’i dërgojmë në fushë ndaj Finlandës

Maran: Krenarinë dhe përkushtimin t’i dërgojmë në fushë ndaj Finlandës

I shoqëruar nga mbrojtësi Ardian Ismajli, tekniku kuqezi Rolando Maran i dha sot përgjigje medias sportive lidhur me Kombëtaren kuqezi para ndeshjes së nesërme ndaj Finlandës për Nations League. Maran: “Gola nga sulmuesit si në klube? Shpresojmë të gjithë të shohim golat, e shpresojmë ne, skuadra, të gjithë tifozët. Nëse ka tifozë, është se besojnë te ne, kjo është e para që duhet të dimë dhe respektojmë. Di që nga ana jonë është dëshira e madhe që të kthejmë këtë përkushtim ndaj vlerave. Siç i kam parë djemtë, si i përjetojnë këto grumbullime, ekziston dëshira për të bërë mirë, jam i bindur. I shoh kur vijnë dhe kanë këtë vullnet. Ne duhet të jemi të aftë të çojmë këtë krenari e përkushtim në fushë me...