Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

Maqedonia e Veriut sot zyrtarisht iu bashkua Korridorit Vertikal të gazit, transmeton Anadolu. Memorandumin e mirëkuptimit për anëtarësimin në iniciativën “Korridori Vertikal” e nënshkroi sot në Selanik drejtori ekzekutiv i SHA NOMAGAS Shkup, Nedim Rama, në prani të ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në kuadër të Forumit të 10-të të Energjisë të Evropës Juglindore (SEEF). Me anëtarësimin në Korridorin Vertikal, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e bashkëpunimit rajonal për ndërlidhjen e sistemeve të transmetimit të gazit natyror në Evropën Juglindore dhe Qendrore. Nisma lidh sistemet e gazit të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Sllovakisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Serbisë, duke krijuar një aks më të gjerë për transmetimin e gazit natyror në drejtimin jug-veri. Siç tha ministrja Bozhinovska para nënshkrimit, Korridori Vertikal i...