Mancini: Urime debutuesve, por të gjithë bënë një ndeshje të madhe ndaj Turqisë

Mancini: Urime debutuesve, por të gjithë bënë një ndeshje të madhe ndaj Turqisë

29 Shtator 2026 7:19 Alfred Lleshi “Duhet kohë, kjo mbrëmje vlen deri në një pikë të caktuar. Djemtë e meritonin, sidomos pas asaj që ishte thënë këto ditë. Jam i kënaqur, bënë një ndeshje të shkëlqyer, – tha trajneri i Italisë, Roberto Mancini, pas fitores 4-1 ndaj Turqisë. – Na duhen të gjithë. Ky është një rrugëtim i gjatë. Do të sjellim lojtarë të tjerë dhe do të kuptojmë cilët mund të qëndrojnë me ne deri në fund. Përtej fitores, djemtë bënë gjëra të mira. Fusha ishte shumë e rënduar dhe ishte normale që Turqia të reagonte. Debutuesit bënë mirë, urime për ta. U luajt në një fushë ku kishte rënë shi prej një dite. Merita është e të gjithëve, bënë një ndeshje të madhe....