Mancini e nis me humbje te Italia, tifozët vërshëllejnë kombëtaren ndaj Belgjikës! Feston Zidan te Franca

Mancini e nis me humbje te Italia, tifozët vërshëllejnë kombëtaren ndaj Belgjikës! Feston Zidan te Franca

Roberto Mancini ka debutuar me humbje në aventurën e dytë te Italia. ‘Axurrët’ e nisën sezonin e ri në Ligën e Kombeve me halle të vjetra, pasi u mposhtën 0-2 nga Belgjika. Në kryeqytetin italian miqtë realizuan nga një herë në secilën pjesë. Fillimisht me Gots i cili shkaktoi kaos në mbrojtjen e Italisë para se të dërgonte topin në rrjetën e Donnarumma-s dhe më pas me Lukebakio-n, i cili dyfishoi nga jashtë zone. Edhe pse dëshira ishte e madhe, përpjekjet e Italisë për të shmangur humbjen rezultuan të dobta, pasi goditjet linin për të dëshiruar. Për këtë arsye në Olimpico nuk munguan as vërshëllimat e tifozëve, të cilët prej shumë vitesh e shohin kombëtare jo në nivelet e dikurshme. Sfida e radhës për Italinë...