Man. City befasohet në shtëpi nga surpriza e madhe e këtij sezoni (video)
Manchester City ka pësuar humbjen e dytë rresht në Premier League. Pas humbjes në javën e kaluar 2-1 ndaj aston Villa, sot “Qytetarët” janë mposhtur në “Etihad” 0-1 nga Brighton, në sfidën e vlefshme për javën e nëntë. Miqtë gjetën avantazhin që në minutën e 11-të, pas një aksioni të shpejtë dhe gafës në mbrojtje të Matheus Nunes, ishte Yasin Ayari që dërgoi topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Brighton merr një fitore spektakolare dhe renditet në vendin e tretë, duke qenë padyshim surpriza më e madhe deri tani. Man. City mbetet ende në krye me 21 pikë sa Arsenal, po londinezët nuk kanë zbritur ende në fushë për këtë javë. SHIKOGOLAT Në sfidat e tjera, Coventry i drejtuar nga Frank Lampard...
Burimi:
telesport.al