Maluma përfshin Prishtinën në turneun e tij botëror të vitit 2027
Këngëtari kolumbian Maluma pritet të performojë në Prishtinë gjatë vitit 2027, në kuadër të turneut të tij të ri botëror, “Loco X Volver World Tour 2027”. Artisti ka publikuar sot në Instagram listën e qyteteve që do të vizitojë gjatë këtij turneu, i cili përfshin mbi 60 destinacione në mbarë botën. Krahas qyteteve të mëdha si Parisi, Madridi, Berlini, Milano dhe Los Angelesi, në listë figuron edhe kryeqyteti i Kosovës. Deri më tani nuk janë bërë të ditura data dhe lokacioni i koncertit në Prishtinë, ndërsa mbetet e paqartë nëse performanca do të organizohet në kuadër të festivalit Sunny Hill apo si koncert i veçantë. Po ashtu, nuk ka ende informacione për shitjen e biletave dhe detajet e tjera të organizimit./KultPlus.com Screenshot
Burimi:
kultplus.com