Mali i Zi përballet me kërcënime të reja hibride

Mali i Zi përballet me kërcënime të reja hibride

Mali i Zi po përballet me kërcënime të reja hibride. Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka deklaruar se qëllimi i veprimeve hibride më intensive mund të jetë destabilizimi i shtetit, minimi i besimit tek institucionet dhe ngadalësimi i integrimit evropian. Kjo agjenci po kryen aktivitete intensive për t’iu kundërvënë veprimeve të tilla, me mbështetjen e shërbimeve partnere. Po monitorohen intensivisht flukset financiare që dyshohet se mund të lidhen me financimin e operacioneve hibride. Përhapja e përmbajtjes manipuluese mediatike përmes profileve të rreme, përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale për të krijuar dezinformim dhe për të kryer fushata propagandistike janë po ashtu në vëmendje të institucioneve malazeze. Vetë Kryeministri Milojko Spajić urdhëroi nisjen e një kursi trajnimi tremujor për nëpunësit civilë, i cili do të përqendrohet në...