Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

Mali i Zi ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtetasin iranian dhe turk, Amir Barati, të cilin autoritetet amerikane e akuzojnë për pjesëmarrje në një operacion hakerimi shumëvjeçar të lidhur me Iranin dhe Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Vendimin për ekstradimin e tij e ka marrë Gjykata e Lartë në Podgoricë. Kundër tij, në një gjykatë në Nju Jork, po zhvillohet procedurë për akuzat për komplot për kryerjen e mashtrimit kompjuterik, hakerim të kompjuterëve dhe vjedhje identiteti. Gjykata në Nju Jork dhe Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk janë përgjigjur lidhur me procedurën e mëtejshme ndaj Baratit, ndërsa ende nuk ka informacione publike nëse ai është paraqitur para gjykatës. Administrata e Policisë së Malit të Zi njoftoi më 1 tetor se zyrtarët e...