“Male State” në qendër të dyshimeve për kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve në Evropë

“Male State” në qendër të dyshimeve për kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve në Evropë

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Disa fluturime në Evropë u prekën nga kërcënimet me bomba më 6 nëntor, pas një sërë alarmesh të rreme që kishin shkaktuar ndërprerje të trafikut ajror në mbarë kontinentin më 3 dhe 5 nëntor. Deri më tani, shkaku i këtij kaosi të vazhdueshëm mbetet i panjohur. E vetmja pistë është një email, përmes të cilit pretendohet se merret përgjegjësia për kërcënimet. Emaili mban nënshkrimin “Luftëtarët e Male State”. Ky emër, me sa duket, lidhet me një grup të mistershëm rus, të njohur si “Male State” ose “Male Legion”. Grupi nuk duket të ketë qenë shumë aktiv gjatë viteve të fundit. Radio Evropa e Lirë ka raportuar gjerësisht për aktivitetet e tij në të kaluarën, së fundmi në vitin 2022,...