Malaj sulmon Ramën: Protestat nuk e pengojnë integrimin në BE, por arroganca jote nxit pakënaqësi

Malaj sulmon Ramën: Protestat nuk e pengojnë integrimin në BE, por arroganca jote nxit pakënaqësi

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, teksa është shprehur se protestat e studentëve dhe qytetarëve nuk janë pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, disa nga qëndrimet dhe argumentet që përdoren kundër protestuesve synojnë të dobësojnë lëvizjen e tyre dhe të shmangin vëmendjen nga kërkesat që kanë ngritur. Malaj theksoi se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë, ndërsa u shpreh se brezat e rinj kanë ambicie dhe pritshmëri më të larta për të ardhmen, si dhe kërkojnë kushte më të mira jetese. “Gjenerata Z është e vërtetë që ka pretendime të tjera. Patjetër, sepse një shoqëri ka gjithmonë ambicie më të mëdha sesa e kaluara e saj. Por, t’i paragjykosh pse protestojnë për një jetë më...