Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm
Deputeti socialist Erion Malaj ka komentuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se vendi është më pranë Europës dhe se ky progres është njohur edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Deputeti socialist u ndal edhe te hetimet dhe debatet publike për Vlora Hysenin që shoqërojnë zhvillimet e drejtësisë. Sipas tij, sa herë ka një ngjarje apo hetim, krijohet zhurmë publike, ndërsa theksoi se hetimi nuk duhet të barazohet me fajësinë. Ai tha se përgjegjësitë janë individuale dhe se drejtësia e reformuar me vullnet politik duhet të funksionojë. “Që jemi më pranë Europës është fakt, presidentja von der Leyen njohu atë progres që ne kemi muaj dhe vite që e themi. Progresi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së...
Burimi:
javanews.al