Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

Shqipëria mund të vendosë një sistem të ri pagesash për përdorimin e rrugëve kombëtare. Pas nismës për heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës dhe benzinës, duke nisur nga 1 janari 2027, mazhoranca ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon vendosjen e vinjetës për automjetet. Nisma, e propozuar nga deputeti socialist Adi Qose, synon që automjetet me targa të huaja të kontribuojnë për përdorimin e infrastrukturës rrugore shqiptare, ndërsa për mjetet e regjistruara në vend pagesa parashikohet të përfshihet në taksën vjetore të automjeteve. Si do të funksionojë vinjeta për makinat me targa të huaja? Sipas projektligjit, drejtuesit e automjeteve të regjistruara jashtë Shqipërisë do të duhet të pajisen me vinjetë për të përdorur rrjetin rrugor kombëtar. Vinjeta do të mund të...