Makina përplasi për vdekje stërnipin e At Gjergj Fishtës, 13 vjeçari po lëvizte me monopatinë

Makina përplasi për vdekje stërnipin e At Gjergj Fishtës, 13 vjeçari po lëvizte me monopatinë

Brandon Ndoka mësohet se është 13 vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në fshatin Fishtë të Lezhës, pasi u përplas nga një automjet Audi, teksa lëvizte me monopatinë, përcjell newsbomb.al. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, ndërsa drejtuesi i automjetit, një 33 vjeçar që ishte nisur me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur nga Elbasani për në Fishtë, është shoqëruar në Polici. Si pasojë e plagëve të marra, Brandon Ndoka ka humbur jetën. Llogaria e njohur në rrjetet sociale për pasqyrimin e ngjarjeve rreth Lezhës, “Vllaznit Domgjon”, bën me dije se i mituri është stërnipi i At Gjergj Fishtës. Brandon ishte ndër vogëlushët e talentuar të Fishtës dhe bashkë me bashkëmoshatarët e tij, merrnin pjesë në aktivitete të...