Makina përplaset me motorin, plagoset një nga drejtuesit, dërgohet në spital!

Makina përplaset me motorin, plagoset një nga drejtuesit, dërgohet në spital!

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën “Zenel Murra”, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet, pasditen e sotme (19 nëntor). Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, ndërsa po kryhen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.