Makina përplaset me bordurën në Durrës. Humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Policia njofton se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 48-vjeçar. Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen...
Burimi:
kohajone.com