Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përplas me bordurën anësore të rrugës. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, në rrugën dytësore në lagjen nr. 13, ku drejtuesi i automjetit, një 39-vjeçar banues në Kavajë, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Përplasja rezultoi fatale për pasagjerin, i cili ndërroi jetë si pasojë e aksidentit. Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit, duke u shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e 39-vjeçarit. Njoftimi i policisë Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 04:30, në rrugën...