Makina përplas këmbësorin në Fushë-Krujë, ndërron jetë 65-vjeçari

Makina përplas këmbësorin në Fushë-Krujë, ndërron jetë 65-vjeçari

foto ilustruese KRUJË-  Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Fushë-Krujë-Thumanë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10, ndërsa në timonin e makinës ndodhej një 19-vjeçar, me inicialet F. B. Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Fushë-Krujë–Thumanë”, automjeti me drejtues shtetasin F. B., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin P. F., rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI