Makina ‘përpihet’ nga flakët në mes të Elbasanit, qytetarët vrapojnë nën panik! S’ka të lënduar, ja për çfarë dyshohet
Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit mbrëmjen e sotme (28 shtator), duke shkaktuar panik te qytetarët. Disa prej tyre vrapojnë për t’u larguar nga zona, nga frika se mjeti në flakë mund të shpërthente. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin, por paraprakisht dyshohet për shkëndijë elektrike.
Burimi:
javanews.al