Makina përfundon jashtë rruge, 3 të plagosur. Shoferi në gjendje kritike
Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në bypass-in Mbrostar-Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit. Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Indrit Shyti, ka mbetur i plagosur rëndë. Të lënduar kanë mbetur edhe dy pasagjerët që udhëtonin në të njëjtin automjet. Tre të plagosurit janë transportuar me autoambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtuesi i automjetit, i cili ka pësuar dëmtime më të rënda, ndodhet në sallën e operacionit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Qarkullimit Rrugor, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit.
Burimi:
kohajone.com