Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit

Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit

Një llogari e hapur me drejtësinë prej 2017-ës ka çuar në pranga një shqiptarë në Angli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Të dhënat e disponuara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu prej gjykatës të ekstradimeve Westminster Magistrate Court në Londër, tregojë se përpara kësaj gjykate, ka dalë për qëllim ekstradimi Gjovalin Troja. Me origjinë nga Abati i Shkodrës, ai kërkohet nga drejtësia shqiptare nën dyshimin, se u përfshi në një mashtrim gjatë periudhës kohore 25 Dhjetor 2017 dhe 10 Janar 2018. Në urdhër arrestin ndërkombëtar, lexuar në gjykatë thuhet se “Gjovalin Troja 49 vjeç, në bashkëpunim me persona të tjerë përmes mashtrimit i morën shtetasit Y.K një automjet model Benz E Class , duke mos e paguar dhe po me...