Maguire: Diçka duhet të ndryshojë tek United, duhet të marrim përgjegjësi dhe të japim llogari

Maguire: Diçka duhet të ndryshojë tek United, duhet të marrim përgjegjësi dhe të japim llogari

Mbrojtësi i Manchester City, Harry Maguire, duke folur për Sky Sports, ka reaguar për situatën e krijuar te “djajtë e kuq”. Situata nuk është aspak e mirë pas humbjes 3-0 në “Old Trafford” ndaj Bournemouth, me tifozët që vërshëllyen gjatë lojtarët por jo trajnerin. “Nuk ishte mjaftueshëm mirë. Nëse pëson gol në Premier League, gjithmonë bëhet e vështirë. Më pas, bëmë gabime te goli i dytë. Nuk u paraqitëm mjaftueshëm mirë. Nuk meritonim asgjë nga kjo ndeshje”, tha Maguire. “Për momentin, gjërat nuk po funksionojnë. Rezultatet nuk kanë qenë mjaftueshëm të mira. Kemi një sezon të gjatë përpara. Duhet të gjejmë një zgjidhje. Duhet t’i bësh pyetje vetes, të shikosh veten në pasqyrë dhe të mendosh se çfarë mund t’i ofrosh skuadrës. Nëse lojtarët e...