Magjistratët ultimatum Qeverisë për pagat: Keni afat deri në orën 16:00 për ta zgjidhur!

Magjistratët ultimatum Qeverisë për pagat: Keni afat deri në orën 16:00 për ta zgjidhur!

Një konflikt institucional mes pushtetit gjyqësor dhe ekzekutivit ka shpërthyer këtë të premte, pas bllokimit të pagave të muajit gusht për magjistratët. Situata ka arritur në një pikë kulmore, pasi institucionet e drejtësisë i kanë lënë afat Ministrisë së Financave deri në orën 16:00 për ekzekutimin e fondeve, në të kundërt paralajmërojnë padi penale. Përplasja nisi pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) miratuan pagat referuese bazë në fund të muajit gusht, me zbatim nga 1 gushti 2026. Megjithatë, Thesari nuk ka kaluar pagesat, duke krijuar një ngërç financiar në të gjithë sistemin. Sipas gazetarit Arsen Rusta, situata është përshkallëzuar në rang rrethesh ku prokurori të ndryshme, si ajo e Fierit dhe e Elbasanit, i janë drejtuar zyrtarisht Thesarit....