Maggie Gyllenhaal: Industria e filmit përballet me një “problem sistematik” ndaj grave
Aktorja dhe regjisorja amerikane Maggie Gyllenhaal ka ngritur shqetësimin për pabarazinë gjinore në industrinë e filmit, duke theksuar se gratë vazhdojnë të përballen me vështirësi më të mëdha për të siguruar financim për projektet e tyre. Gyllenhaal, e cila kryeson jurinë e edicionit të 83-të të Festivalit të Filmit në Venecia, tha se përfaqësimi i ulët i grave në garën për Luanin e Artë është tregues i një problemi më të thellë në industrinë kinematografike. Në garën kryesore të këtij viti janë vetëm dy filma të realizuar nga regjisore gra. Fillimisht, nga 20 filmat e përzgjedhur për garën kryesore, vetëm „Woman Unknown“ i regjisores danezo-egjiptiane May el-Toukhy ishte drejtuar nga një grua. Më pas, në konkurrencë u shtua edhe dokumentari „NAZA“, me regji nga Yuval...
Burimi:
kultplus.com