Madonna triumfon në MTV VMAs 2026, rrëmben shtatë çmime
28 September, 2026 - 17:58 Madonna ishte protagonistja kryesore e ceremonisë së 2026 MTV Video Music Awards, duke fituar shtatë çmime, përfshirë trofeun prestigjioz “Artist of the Year”. Madonna u shpall “Artist of the Year”, ndërsa triumfoi edhe në kategoritë Best Collaboration, së bashku me Sabrina Carpenter për “Bring Your Love”, Best Dance, Best Album, Best Cinematography, Best Choreography dhe Best Long Form Video, me projektin “Confessions II”. Në fjalimin e saj pas marrjes së çmimit “Artist of the Year”, Madonna foli për periudhën e fundit të jetës dhe karrierës së saj, duke thënë se kishte kaluar një vit e gjysmë duke “gjetur veten, duke besuar tek vetja dhe duke krijuar muzikën që dëshironte të bënte”. “Shpresoj që të gjithë ju të bëni të njëjtën...
Burimi:
kultplus.com