Macron lëshon alarmin: Nëse fiton Putini, e gjithë Evropa do të jetë në rrezik
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dhënë një mesazh të fortë për Evropën, duke ritheksuar se mbështetja për Ukrainën është thelbësore jo vetëm për të ardhmen e Kievit, por edhe për sigurinë e të gjithë kontinentit evropian. Përmes një reagimi në rrjetin social X, Macron paralajmëroi se një fitore e imponuar nga Rusia do të krijonte një precedent të rrezikshëm për sigurinë evropiane dhe do të dobësonte të gjitha vendet e kontinentit. “Nëse Rusia i imponon vullnetin e saj një vendi evropian me forcë, e gjithë Evropa dobësohet”, deklaroi presidenti francez. Ukraina ishte një nga çështjet kryesore të diskutimeve gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin dhe takimit informal të Këshillit Evropian. Macron bëri të ditur se në qendër të bisedimeve ishin dy objektiva: garantimi...
Burimi:
ntv.al