Macron i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, riafirmon mbështetjen e Francës për Kosovën

Macron i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, riafirmon mbështetjen e Francës për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës, në të cilën ai ka shprehur urimet dhe mbështetjen për vazhdimin e përparimit të Kosovës drejt perspektivës evropiane. Në letrën e tij, Macron ka shprehur shpresën se zgjedhja e Presidentes Shiroka Pula do të krijojë mundësi për rifillimin e përparimit në fushat që kontribuojnë në integrimin evropian të Kosovës. Presidenti francez ka rikujtuar gjithashtu takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti, duke theksuar partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës. Ai ka përmendur edhe vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik, e cila mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve. Në...