M. John Harrison fiton çmimin Booker me romanin postapokaliptik “The End of Everything”
Shkrimtari britanik M. John Harrison është shpallur fitues i çmimit prestigjioz Booker për vitin 2026, me romanin e tij postapokaliptik “The End of Everything”, duke u bërë autori më i moshuar që ka marrë ndonjëherë këtë vlerësim letrar. Në moshën 81-vjeçare, Harrison u shpërblye me çmimin prej 50 mijë paundësh në ceremoninë e mbajtur të hënën në Londër. I njohur për krijimtarinë e tij gjashtëdekadëshe dhe për qasjen që sfidon kufijtë tradicionalë të zhanreve letrare, Harrison ka ndërtuar një profil të veçantë në letërsinë bashkëkohore. Romani fitues trajton një botë pas një katastrofe misterioze, e cila ka shkaktuar shembjen e shoqërisë britanike ashtu siç njihet sot. Ngjarja përqendrohet te një burrë dhe tezja e tij, të cilët përpiqen të vazhdojnë jetën në bregdetin juglindor të...
Burimi:
kultplus.com