Luiz Ejlli reagon pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot foli gjykata, nesër do të flasë apeli!
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në Instastory, Ejlli është shprehur se procesi gjyqësor nuk përfundon me vendimin e shkallës së parë, duke iu referuar mundësisë së apelimit. “Sot foli gjykata, nesër do të flasë apeli. Por mbi të dyja qëndron diçka që nuk gjykohet në asnjë sallë gjyqi: HISTORIA!”, shkroi këngëtari. Ejlli theksoi se respekton drejtësinë dhe institucionet, ndërsa shprehu besimin se procesi juridik do të vijojë në shkallët e tjera. “Shpresa mbetet tek Apeli. Kosova nuk është vetëm një vendim, UÇK-ja nuk është vetëm një dosje dhe historia e një populli nuk mbyllet me një seancë gjyqësor”, vijon reagimi i tij. Në fund...
Burimi:
kohajone.com